SI ERDHI “DESPACITO” ME ÇIFTELI TREGON FATMIR MAKOLLI

535
0
SHPËRNDAJE

Fatmir Makolli tregon se cili ishte qëllimi kryesor i këtij projekti

“Despacito”, është kënga e cila ka thyer të gjitha rekordet në platformat në internet.  Hiti u krijua nga kantautori latin “Luis Fonsi”. Shpërthimi i tij në tërë botën bëri që të lansohet në shumë verisone në gjuhë të ndryshme, shkruan rtv21.tv

E “Despacito” erdhi edhe në versionin shqip, por si instrumental, me instrumentin atuokton shqiptar, çifteli.

Këtë e solli instrumentisti i njohur Fatmir Makolli. Ai në programin e mëngjesit në RTV21, tregoi se nga i lindi ideja që këtë hit botëror ta kthej edhe në shqip.

Makolli tha se kënga në fjalë imponohej kudo, kështu që biri i tij kishte qenë iniciuesi kryesor që “Despacito” të vijë me çifteli. “ Edhe një ditë më thirri djali…këtë kangë duhet me ba ti me çifteli, është kangë moderne, është hit dhe çiftelia duhet të shkojë në hap me kohën. Ulu bone!”, tha Makolli.

Siç rrëfen Fatmir Makolli, në fillim e kishte marrë më vështirësi por, gradualisht po i pëlqente. Kështu që ndiqte trendet në internet se si po bëhej cover kjo këngë. “Edhe nëj ditë u ndala mendova pse se bëj edhe unë, edhe na jemi shtet, e kemi instrumentin tonë folklorik që asgjë nuk dallon prej instrumenteve tjera të botës që janë edhe elektronik edhe aukustike”, tha Makolli.

Insturmentisti Fatmir Makolli, po ashtu tregoi  edhe qëllimin kryesor të këtij projekti. “Këtë projekt e kam punu pikërisht për karrierë të çiftelisë, për çiftelinë”, potencoi Makolli.

Ai shtoi se e gjithë bota do ta sheh instrumentin e çiftelisë përmes kësaj këngë dhe do të njoftohet me mundësitë teknike të saj. /21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU