LËVIZJA BESA DJE NË SARAJ SONTE NË GOSTIVAR, IBRAHIMI: “I DËNOJ SULMET NDAJ PRIVATËSISË SIME”

790
0
SHPËRNDAJE

 

Kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Çairit, Zeqirja Ibrahimi tha se prapa sulmeve kibernetike që iu kanë bërë në llogarinë e tij në facebook dhe në e-mail, sipas tij, qëndrojnë Sulmet shefat e kandidatit të LSDM-BDI- së për Komunën e Çairit. Ai thotë se me cenimin e privatësisë së tij janë bërë shkelje ligjore dhe juridike, për të cilat do të kërkoj të hetohet rasti nga organet policore.  Kandidati Ibrahimi thotë se këto sulme bëhen nga frika e humbjes së tyre në zgjedhjet e së dielës. Ai thotë se trendi i përgjimeve po vazhdon në mënyra tjera, ndaj të cilave janë të rrezikuar jo vetëm politikanët por edhe qytetarët. Ndërkaq, Lëvizja Besa mbëmë ka mbajtur tubim në Saraj, kurse sonte është në Gostivar.

“Dua t’ia bëj me dije oponentit tim politik të BDI e LSDM dhe shefave të tij, se të gjitha rastet dhe cenimet ndaj privatësisë sime – tash pas kësaj konference do të paraqiten në organet kompetente dhe sektorin pranë MPB-së, në Sektorin për kriminalitet kompjuterik dhe forenzik digjitale”, tha Zeqirja Ibrahimi, Kandidat i Besës për Çairin.

 

Përgatiti: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU