ALEANCA MBRËMË NË DIBËR, SONTE NË GOSTIVAR, SELA: “T’I HEQIM QAFE ATA QË DËSHTUAN PREJ 15 VJETËSH”

579
0
SHPËRNDAJE

 

Aleanca për Shqiptarët mbrëmë mbajti tubim në Dibër. Kryetari i kësaj partie Ziadin Sela kërkoi nga Dibranët që të votojnë kandidatin e tyre për kryetar të kësaj komune, Arben Agolli. Përderisa ky i fundit shpalosi platformën politike për projektet që mund t’i realizoj gjatë mandatit katër vjeçar, ai kërkoi nga bashkëqytetarët e tij që të votojnë edhe listën e këshilltarëve në mënyrë që të bëhen të plotfuqishëm në vendimmarrje e vetëqeverisjes lokale. Në fjalimin e tij, Kryetari Sela shprehi shqetësimin se oponentët politik, siç tha ai, bëjnë shantazhe ndaj aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët, duke iu ofruar para për t’ju blerë votat. Ndërkaq, ai kërkoi që me dije dhe guxim, të dielën ta rrethojnë numrin 9-të.

“Nuk mund t’i besojmë më gënjeshtrave të oponentëve tanë politik, të cilët krenohen me arritje në ndërkohë që kanë dështuar në atë që është esenciale në pushtetin lokal. Ata e kanë dështuar procesin e decentralizimit që parashihej në Marrëveshjen e Ohrit dhe njerëz të tillë nuk mund të jenë të suksesshëm”, tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqipëtarët.

 

Përgatiti: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU