BDI TUBIME MBRËMË NË GOSTIVARË, SONTE NË TETOVË, ARIFI: “MË JEPNI MANDATIN E DYTË T’I MBAROJ PROJEKTET”

769
0
SHPËRNDAJE

Në një konferencë për shtyp, Teuta Arifi radhiti punën e saj në mandatin katër vjeçar në krye të Komunës së Tetovës, kurse tani si kandidate për këtë komunë nga radhët e BDI-së, ajo kërkon nga qytetarët që ta votojnë, siç tha për të përfunduar projektet e mbetura përgjysmë. Ajo tha se janë në kërkim të 33 milion eurove nga IPA fondet për të përfunduar rrjetin e kanalizimit dhe menaxhimin me mbeturinat. Arifi zotohet se do ta çliroj trafikun me hapjen e bulevardit të ri, do të ndërtoj dy garazhe në kate dhe parkingje nëntokësore. Sipas saj, për dy fazat e ndërtimit dhe vënies në funksion të sistemit të ujësjellësit nga pushteti qendror u ndanë 4.5 milion euro. Nëse rimerr komunën, ajo thotë se sistemi i gazifikimit në Tetovë do të jetë një ndër prioritetet kryesore të parapara në Strategjinë për zhvillim ekonomik lokal të Komunës për periudhën 2017-2021. Ndërkaq, BDi mbrëmë mbajti tubim në Gostivar, kurse sonte tubim do të mbaj në Tetovë.

“Kjo nënkupton mbulimin e tërë qytetit me rrjet kanalizimi, ndërtimin e dy kolektorëve dhe të një stacioni filtrues të ujërave të zeza në lokacionin Falishtë. Ku edhe ne kemi filluar tanimë punën për të ndërtuar stacionin për selektimin sekondar të mbetjeve, pas stabilizimit të ndërmarrjes sonë publike pas ndërtimit të stacionit primar të ngarkim shkarkimit dhe pas pastrimit të plotë të deponisë”, tha Teuta Arifi, Kandidate për Tetovën nga BDI.

 Përgatiti: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU