ZELENIKOVË E PASTËR DHE VITALE, PREMTIMI I ALEKSANDAR MANEVIT TË VMRO-DPMNE-së

423
0
SHPËRNDAJE

Qytetarët e Komunës së Zelenikovës meritojnë të jetojnë në komunë e cila është  vend adekuat për jetesë, për të gjithë qytetarët e komunës, për investitorët dhe ndërtuesit, për të moshuarit dhe për fëmijët, thotë kandidati për kryetar nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Manev. Ai tha se do të kujdeset që ambienti jetësor të jetë i pastër, gjë që është një nga parakushtet të cilat u nevojiten familjeve, veçanërisht fëmijëve.

“Me urbanizimin e hapësirës, duke i shfrytëzuar politikat për financim të banesave, të rinjtë do të munden të formojnë vatrën e tyre në një ambient të pastër për jetesë. Kemi projekte për jetë më të mirë, për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, për jetë të shëndetshme për të rinjtë, për ambient të pastër jetësor”, tha Aleksandar Manev, VMRO-DPMNE, kandidat për Zelenikovën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU