NXËNËSIT ANKOHEN PËR MUNGESË TË LIBRAVE, APELOJNË DERI TE MASH QË TË NDËRMARRIN MASA

421
0
SHPËRNDAJE

Nxënësit vazhdojnë të ankohen për mungesën e teksteve shkollore. 1 muaj e gjysmë nga fillimi i vitit shkollor ende shumica e nxënësve nuk janë pajisur me libra. Valon Ejupi koordinatori i unionit të nxënësve të Shkupit, theksoi se disa herë kanë apeluar deri te MASH që të zgjidhet problemi i teksteve, por siç thotë deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje. Sipas tij në gjimnazin Zef Lush Marku mungojnë librat gjuhës angleze, gjermane, maqedonase e të tjera.

“Viti shkollor ka filluar diku një muaj e gjysëm dhe Ministria e Arsimit nuk ka qenë e gatshme t’i sigurojë këto libra. Ne bëjmë apel deri te Ministria e Arsimit dhe deri te organet kompetente që nxënësve shqiptar tu sigurojnë libra ashtu si gjithë nxënësit tjerë”, tha Valon Ejupi.

Nxënësit të shqetësuar se do të ngecin në mësime, mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të mësuar. Ata fotokopjojnë tekste nga shokët, ose huazojnë material nga interneti. Ata ankohen që edhe ato pak libra që i kanë, janë me gabime gjuhësore ose të papërkthyera.

“Ndërmjet librit që është në gjuhën shqipe ka fleta në maqedonisht dhe ne duhet të mësojmë prej atyre librave. Edhe ka ndodh që ka ndikuar në nota ky problem”, tha Hana Miftari.

“Me mungesën e librave është problem se po duhet mu angazhu na vet, për shembull prej në internet ose diku tjetër”, u shpreh Rinor Murati.

Nga Ministria e Arsimit thonë se janë duke e shqyrtuar problemin me mungesën e teksteve shkollore dhe se ato së shpejti do të jenë në duart e nxënësve.

“Librat e gjuhëve të huaja janë lëshuar në procedurë ankimore, sapo të nënshkruajmë marrëveshjen me distributorët, të njëjtat do të distribuohen nëpër shkolla. Tekstet e tjera për të cilat thuhet se ka mungesë, kemi marrë numrin e saktë nga shkollat dhe deri sa nuk pajisemi me tekste të reja, nxënësit le të vijojnë mësimin me tekste të vjetra”, deklarate me shkrim nga Ministrja e Arsimit, Renata Treneska Deskoska.

Kjo nuk është hera e parë që ka mungesë të librave.  Nxënësit u ankuan se edhe vitin e kaluar kanë pasur të njëjtin problem.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU