“NUK KA PËRGJIME JOLIGJORE”, QEVERIA MOHON KEQPËRDORIMIN E SHËRBIMEVE

497
0
SHPËRNDAJE

Në fazë përfundimtare janë reformat në Drejtorinë  për sigurim dhe kundërzbulim, si dhe ndryshimet e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve elektronike në Maqedoni. Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, thotë se ndryshimet janë kyçe që të parandalohet keqpërdorimi i sistemit për përgjim. Në debat pritet që të kyçen ekspertë të huaj dhe vendas si dhe opinioni publik. Boshnjakovski shpjegon se në propozimin e fundit të Qeverisë, ajo nuk e obligon por vetëm i  propozon Gjykatës kushtetuese ta ndërpres procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 175 nga Ligji për komunikime elektronike, i cili i mundëson DSK-së që direkt të përgjojë nëpërmjet operatorëve të telekomunikacionit.

“Garantojmë se për momentin nuk mund të ketë keqpërdorim të  masave të veçanta hetuese. Drejtori  i DSK-së, publikisht dhe në mënyrë transparente tha se për momentin gjithçka që ndodh atje është në suaza të ligjit. Pa urdhër të Prokurorisë, nuk mundet në Maqedoni më të përdoren masa të posaçme për hetim”, tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë së Maqedonisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU