4 VJET BURG PËR SULMUESIN E SHEQERINSKËS, ANGELLOV DUKE SHARË U LARGUA NGA GJYKATA

1868
0
SHPËRNDAJE

Gjykata penale – Shkup, Pançe Angellovit i shqiptoi dënim me burg prej katër viteve për shkak të sulmit të kryer ndaj deputetes së atëhershme, Radmilla Sheqerinskës, në Kuvend më 27 prill. Gjykatësja, Xheneta Bektoviq, duke e arsyetuar vendimin gjyqësor tha se i ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese siç janë pranimi i fajit, pendimi, mosha si dhe fakti që ai më parë nuk ka qenë i gjykuar. Por, në fund për shkak të rrethanave të tjera, ai u dënua me dëmin më të lartë nga minimumi i lejuar.

“Në rastin konkret ka disa rrethana rënduese. Vepra penale është kryer në Kuvendin e RM-së, janë sulmuar deputetë të cilët gjatë sulmit janë lënduar. Por, gjithashtu e gjithë kjo ngjarje ngjalli frikë dhe shqetësim tek opinioni publik i Maqedonisë për shkak se ngjarjet e 27 prillit i kanë transmetuar thuajse të gjitha mediat”, nga Gjykata Themelore Shkup 1.

Gjykatësja duke e lexuar vendimin gjyqësorë theksoi se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i dënimit, përkatësisht, i akuzuari në të ardhmen nuk do të guxoj ta përsëris veprën penale, ndërsa njëkohësisht do të ndikoj në mënyrë parandaluese edhe tek opinioni publik. 65 vjeçari Angellov në sallën e gjyqit në mënyrë të qetë e dëgjoi vendimin, por nga gjykata doli duke sharë.

Thjeshtë tha se dënimi është shumë i lartë.

“Dënim shumë i lartë, shumë shumë shumë i lartë”, tha Pançe Angellov, i akuzuar.

Në seancën e mëparshme Angellov i kërkoi falje Sheqerinskës dhe opinionit publik duke thënë se ka vepruar me emocione nën ndikim të atmosferës euforike. Por, atëherë ende pohonte se nuk ka pasur qëllim që ta lëndoj deputeten por siç tha, vetëm ka dashur që ta largoj nga turma.

 

Përgatiti: Mihajllo Vidimlliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU