ANTIKORRUPSIONI KTHEN DREJTORËT NË PUNË, “NUK MUND TË SHKARKOHEN GJATË FUSHATËS”

410
0
SHPËRNDAJE

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, miratoi tre ankesa nga ana e të punësuarve në administratën shtetërore, të cilët janë ankuar se në mënyrë joligjore janë shkarkuar gjatë fushatës zgjedhore. Njëri prej tyre është mjeku i Shtëpisë së shëndetit në Ohër, Goran Simjanovski, i cili duhet të kthehet në postin e drejtorit dhe të marrë kompensim financiar.

“Këtu ka dy shkelje të kodit zgjedhor. Në këtë fazë nuk është lejuar të ketë emërime, shkarkime ose ndryshime të posteve të të punësuarve”, tha Goran Milenkov, anëtar i KSHPK-së.

Edhe Agjencia për punësim duhet ti anulojë të gjitha vendimet e saj për shkarkimin dhe për masat disiplinore kundër ish drejtoreshës së këtij institucioni, Sllobodanka Aleksovska, theksoi komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

“Kemi marrë përgjigje se vendimi për suspendimin dhe për procedurën disiplinore ndërpritet për shkak se Sllobodanka Aleksovska është në pushim mjekësor, dhe jo për shkak të këtyre akteve të miratuar në periudhën e procesit zgjedhor”, tha Farije Aliu, anëtare e KSHPK-së.

Komisioni do ta shqyrtojë rastin e kompanisë prej Bervenicës e cila ka denoncuar se komuna bën furnizime publike gjatë fushatës zgjedhore. Borjanço Micevski, kandidat për kryetar për komunën e  Kriva Pallankës, nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, dorëzoi ankesë kundër Arsenço Aleksovskit, kandidat për kryetar të Kriva Pallankës –nga VMRO-DPMNE-ja i cili është edhe kryetar aktual i kësaj komune, për keqpërdorim të mjeteve buxhetore.  Për këtë çështje KSHPK vendosi që të grumbullojë sa më shumë informata dhe pastaj të vendosë nëse është shkelur kodi zgjedhor.

Përgatiti: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU