PASI U PAJTUAN, PËRSËRI U GRINDËN, KANDIDATËT PËR SHKUPIN AKUZA NJËRI-TJETRIT

377
0
SHPËRNDAJE

Erdhën për të nënshkruar një marrëveshje, por u zunë mes vete me akuza dhe kundërakuza.

Kandidatët për qytetin e Shkupit Petre Shilegov dhe Koce Trajanovski firmosën paktin për ajër

të pastër. Por, pasi hedhën nënshkrimet në letër nisën t’i shfaqin inatet e tyre partiake.

Shilegov akuzoi qeverinë e mëparshme dhe kryetarin aktual si fajtor për nivelin e lartë të ndotjes në Shkup.

“Qytetarët tanë për fat të keq një kohë të gjatë ishin viktima të politikës së kryetarit aktual të qytetit dhe të Nikolla Gruevskit, për shkak të  kësaj një kohë të gjatë jemi ngulfatur në smog dhe tym dhe e kemi humbur gjelbërimin sidomos në zonën urbane të qytetit. Deri më tani qyteti nuk ka krijuar politika të tilla të cilat do të sigurojnë vend dinjitoz për jetesë, veçanërisht në aspektin ekologjik”, tha Petre Shilegov, kandidat i LSDM për kryetar të Shkupit.

Reagimi i kryetarit aktual Koce Trajanovski ishte i menjëhershëm.

“Partia e kolegut tim, firmën për nxehje qendrore e shitën. Po të ishte firma për nxehje qendrore nën kompetenca të qytetit të Shkupit siç është në Beograd, Zagreb dhe Lubjanë në atë rast qyteti i Shkupit do të investonte edhe në rrjet të ri për nxehje qendrore edhe në subvencionimin e nxehjes qendrore. Ju jeni dëshmitarë se më shumë se 13 mijë amvisëri kanë hoq dorë nga rrjeti i nxehjes qendrore por e kanë në banesat e tyre por nuk e shfrytëzojnë për shkak të çmimit të lartë”, tha kandidati i VMRO-DPMNE për qytetin e Shkupit, Koce Trajanovski.

“Platforma për ajër të pastër” është deklarata e iniciativës qytetare O2, në të cilën përpiluan disa kërkesa, si rezultat i protestave dhe ankesave të qytetarëve për ndotjen enorme të qytetit. Disa nga kërkesat kryesore ishin masat ndaj ndotjes së ajrit, masat urgjente për sezonin e nxehjes, të zgjidhet problemi me deponitë si dhe të shtohen hapësirat e gjelbëruara në qytet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU