NXËNËSIT ANKOHEN PËR MUNGESË TË LIBRAVE, APELOJNË DERI TE MASH QË TË NDËRMARRIN MASA

583
0
SHPËRNDAJE

Nxënësit vazhdojnë të ankohen për mungesën e teksteve shkollore. 1 muaj e gjysmë nga fillimi i vitit shkollor ende shumica e nxënësve nuk janë pajisur me librave. Ata po hasin vështirësi në procesin mësimor, ndërsa shpenzimet e kopjeve që i bëjnë i mbulojnë vetë.  Koordinatori i unionit të nxënësve Valon Ejupi bëri apel deri te Ministria e Arsimit, për të ndërmarrë masa dhe për të dhënë përgjigje për problemin serioz që përsëritet edhe këtë vit në të gjitha shkollat shqipe. Nxënësit e vitit të dytë thanë se të njëjtin problem kanë pasur edhe vitin e kaluar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU