11 TETORI, CILI ISHTE ROLI I SHQIPTARËVE? “MERITORË NË LUFTË, POR TË ANATEMUAR”

434
0
SHPËRNDAJE

Ngjarjet historike në Maqedoni gjithnjë ngjallin debat, sidomos në aspektin e veprimtarive të popujve që e përbëjnë këtë shtet. Edhe përkundër faktit se roli i shqiptarëve në luftën anti-fashiste nacional-çlirimtare është tentuar të lihet nën hije, historiografia e thotë të kundërtën. Historiani Skender Asani vlerëson se shqiptarët dhanë një kontribut të madh për këtë ngjarje të madhe historike por se në atë kohë shqiptarët nuk kishin përfaqësues të denjë dhe institucione shkencore për ta argumentuar pozitën dhe rolin e shqiptarëve.

“Edhe për kontributin që dhanë gjatë luftës së dytë botërore sidomos në çështjet humanitare të shpëtimit të jetërave ku nevojitej guxim qytetar shqiptarët aty u anashkaluan dhe nuk njihej ai kontribut të cilin e dhanë dhe jo rastësisht gjatë 75 viteve pas LDB sistemi i atëhershëm komunist por për fat të keq edhe ai plural shqiptarët i anatemoi si bashkëpunëtor të fashizmit”, tha Skender Asani, historian.

Edhe studijuesja Bunteska Verka thotë se nuk duhet dhe nuk mund të mohohet rëndësia e  ndihmës dhe kontributit  të popullit shqiptar në ngjarjet e 11 tetorit dhe ngjarjet e tjera që pasuan më vonë.

“Populli shqiptar, njëjtë sikur populli maqedonas është thirrur që të përfshihet në luftë dhe ka shembuj të shumtë të shqiptarëve, turqve, vllehve që kanë marrë pjesë në Luftën Nacional-çlirimtare që nga fillimi, duke nisur me aksionet diversante, përgatitjen e vend-qëndrimeve ilegale, mbledhjen e materialit, ilaçeve etj. Kuptohet, përveç shqiptarëve, në to kanë marrë pjesë edhe turq, në numër më të vogël”, tha Bunteska Verka.

11 Tetori është dita kur më vitin 1941 në Prilep një grup e partizanëve i kanë sulmuar institucionet e qeverisë okupatore fashiste dhe rrjetin telefonik të Prilepit  në orët e vona të mbrëmjes dhe kjo llogaritet si fillim i kryengritjes së Maqedonisë kundër okupimit bullgar, gjerman dhe italian.

Përgatiti: Elmedina Aliji

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU