LËVIZJA BESA MBAJTI TUBIM NË LIKOVË, KASAMI: “HIQNI KËTA POLITIKANË QË T’JU HEQIM BËRLLOGUN”

525
0
SHPËRNDAJE

Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Likovës, Shaban Zendeli, në tubimin qendror me banorët tha se atyre do t’ju siguroj ujë të pijshëm nga penda e Likovës dhe do të stimuloj investimet e fermerëve të zonës. Ndërsa, kryetari Bilall Kasami, tha se janë në konsultim me ekspertë ndërkombëtar që të zhvillojnë ekonominë në këtë komunë, duke rritur prodhimtarinë në blegtori dhe bujqësi. Ndërkaq sot, dega e Sarajit të kësaj partie ka reaguar, siç thanë ata, ndaj shkeljes së marrëveshjes për zgjedhje fer dhe demokratike, që sipas tyre, po bën BDI në këtë komunë, në bashkëpunim me partnerin e tyre të VMRO-së, Koce Trajanovskin. Sipas Lëvizjes Besa ata po tentojnë t’i fshehin dështimet katërvjeçare, duke bërë asfaltim kozmetik të rrugëve gjatë fushatës. Sonte, ky subjekt politik tubmin qëndror do ta mbaj pikërisht në Saraj.

“Sepse Shaban Zendeli nuk është si paraardhësi i tij, i cili herë në Komunë e herë në Ministri të kulturës, dhe Komuna e Likovës mbeti ndër zonat më me bërllog në Maqedoni. Ne ju garantojmë se këtë bërllog do ta pastrojmë, por fillimisht ju me votat tuaja duhe ti largoni këta politikanë nga skena politike”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Përgatiti: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU