LSDM, ZLLATKO MARIN PËR AERODROMIN, BANORËT MERITOJNË PUSHTET LOKAL TË PËRGJEGJSHËM

365
0
SHPËRNDAJE

11 Tetori është dita kur u vendosën bazat e shtetësisë maqedonase, theksoi kandidati për kryetar të Komunës së Aerodromit nga radhët e LSDM-së Zllatko Marin. Ai shtoi se kjo festë paraqet simbol të shenjtë të luftës për liri për të cilën shumë maqedonas dhanë jetën. Kryengritja e cila filloi si luftë kundër fashizmit, u bë gurthemel për autonominë dhe pavarësinë e popullit maqedonas.

“Liria ka shumë fytyra. Nëse në të kaluarën ajo ka nënkuptuar të çlirohesh nga pushtuesi fashist, dje – të çlirohesh nga një regjim i korruptuar, sot ajo nënkupton të çlirohesh nga një vetëqeverisje lokale e papërgjegjshme që  ta rëndon jetën”, u shpreh Zllatko Marin, LSDM, kandidat për Aerodromin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU