Bytyqi-Silvestri: Italia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në integrimet e BE-së, ekziston potencial për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

TË FUNDIT

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje ekonomike, koordinim me dikasteret ekonomike dhe investimet, Fatmir Bytyqi, u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Italisë në vendin tonë, Andrea Silvestri, me të cilin biseduan për zbatimin e pakos së masave antikrizë, bashkëpunimin e deritanishëm ekonomik mes dy vendeve dhe potencialet për thellim.

Siç kumtuan nga kabineti i zëvendëskryeministrit, të dy potencuan se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është në nivel solid, Republika e Maqedonisë është partneri ynë tregtar, ndërsa shfaqën pritje se pas përfundimit të krizës të shkaktuar nga koronavirusi, bilansi tregtar do të vazhdojë me shkallë pozitiv të rritjes.

Ambasadori Silvestri, theksohet, nënvizoi se Italia do të vazhdojë të jetë mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut në integrimin evropian dhe se do të ndihmojë në zbatimin e reformave të cilat Qeveria do t’i zbatojë në vitet në vijim.

Bytyqi, megjithatë, theksoi se Qeveria ka synime serioze për të përpunuar Plan zhvillimor kombëtar afatgjatë, me të cilin do të definohen drejtimet dhe politikat strategjike në të cilat ekonomia do të lëvizte në 15-20 vitet e ardhshme. Kjo do të kontribuojë në krijimin e politikave të qëndrueshme dhe reformave strukturore që do të sigurojnë stabilitet dhe parashikueshmëri për sektorin e biznesit.

Zëvendëskryeministri informoi edhe se tani portofoli për mbështetje shtetërore për investimet është në kabinet dhe në atë mënyrë do të ketë koordinim më të madh të organeve shtetërore për të gjitha investimet në vend. Ai shtoi se Qeveria vazhdon me aktivitetet për të tërhequr kompani të njohura të huaja, për të bërë investime në Maqedoninë Veriore dhe se kujdesi dhe korrespondenca me ato kompani që tashmë veprojnë në vend do të forcohen. Në të njëjtën kohë, kompanitë vendase inkurajohen të investojnë në zhvillimin teknologjik dhe inovacionin, i cili do t’i bënte ata më konkurrues në tregjet ndërkombëtare dhe mund të krijonin bashkëpunim me korporatat ndërkombëtare për t’u bërë pjesë e zinxhirëve të vlerës.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadori Italian Silvestri theksuan se bashkëpunimi ekonomik ka potencial të rritet dhe se ata do të bëjnë përpjekje që të vazhdojnë ta rrisin atë, qëndron në kumtesë.