E PAGËZUAN SHKURTA SEPSE NUK DONIN MË VAJZA, POR “IDEOLOGJIA” NUK FUNKSIONOI

731
0
SHPËRNDAJE

Rrëfimi i vajzës nga Podujeva të cilës familja ia la emrin Shkurta për të mos lindur më vajza

Me siguri keni ndonjë rast apo të paktën keni dëgjuar në familje, shoqëri ose vendbanimin tuaj rreth një “ideologjie” e cila thotë se nëse ke vajza shumë, të voglës duhet të ja lësh emrin “Shkurta”, në mënyrë që të shkurtohet numri i vajzave që vinë në familje.

Po këtë ideologji e ka besuar familja e Shkurtes nga Podujeva, e cila e tregoi ngjarjen e saj në një intervistë për portalin rtv21.tv

Shkurta tha se kjo bestytni nuk ka funksionuar në familjen e saj, ajo është vajza e tretë në familje, por pas saj lindën edhe tri motra të tjera.

“Këtë ide e kanë dëgjuar më përpara nga më të vjetrit dhe ma kanë vendosur emrin tim që ta provojnë, por në rastin tim nuk është e vërtetë sepse unë kam edhe tri motra pas meje”, rrëfen Shkurta, për rtv21.tv

Ajo tregoi se nuk i pengon që familja i la një emër të tillë, duke shtuar se ndihet keq që kjo ideologji nuk funksionoi në familjen e saj.

Mungesën e një vëllait Shkurta e ka vërejtur nganjëherë, më shumë siç tha ajo në rastet e sigurisë.

Ndërsa duke folur për përparësitë e të pasurit motra Shkurta tha: Është mirë se mund t’i përdorësh gjërat e tyre, ato të ndihmojnë gjithmonë, japin ide rreth gjërave të rëndësishme për ty dhe thjesht janë shoqet e tua të përjetshme./21Mediaa

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU