FATMIR SEJDIU TREGON PËR GJENDJEN SHËNDETËSORE

399
0
SHPËRNDAJE

Ai deklaroi se do t’u kthehet aktiviteteve

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu pas operacionit që pati ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai përmes një postimi në facebook është shprehur se do t’u kthehet aktiviteteve të përditshme.

”Ju falënderoj të gjithëve për kujdesin dhe kurajon që më dhatë që të kapërcej këto ditë një sfidë te papritur shëndetësore. Tani ndjehem mirë dhe për pak kohë do t’u kthehem aktiviteteve të përditshme.

Me këtë rast falënderoj ekipin mjekësor të udhëhequr nga Dr. Besnik Kojcici për ekspertizën e treguar për shërimin tim”, ka shkruar Sejdiu.

Ish presidenti Sejdiu ditë më parë ka pasur probleme shëndetësore në zemër./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU