MESSI IA SIGURON ARGJENTINËS BOTËRORIN

451
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës së Argjentinës ka falënderuar Messin

Lionel Messi ka realizuar tre golat kundër Ekuadorit duke i siguruar kështu Argjentinës një biletë për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Pas përfundimit të ndeshjes Chiqui Tapia, presidenti i Federatës së Argjentinës, ka shpërthyer në lot e ka përqafuar Messin dhe e ka falënderuar për kontributin e dhënë për skuadrën e Argjentinës.

Ndërsa, Messi pasi i siguroi Argjentinës kualifikimin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” ka thënë se ishte e vështirë për të arritur në këtë situatë.

“Ne morëm atë për të cilën kemi ardhur këtu, kualifikimin për Kupën e Botës në Rusi, por ishte e vështirë për të arritur në këtë situatë. Ne duhet të gëzojmë këtë moment dhe kjo do të na jap më shumë forcë. Sepse do të ishte e çmendur që Argjentina të mos ishte në Kupën e Botës,  ka deklaruar Messi.

Ai gjithashtu ka thënë se ka qenë i frikësuar se nuk do të kualifikohen.

“Kur Ekuadori shënoi golin e parë kam kërkuar nga bashkëlojtarët që të vdesim në fushë”, ka thënë Messi.

Pas ndeshjes Messi dhe pjesa  tjetër e ekipit kanë festuar fitoren duke vallëzuar nën përcjelljen e këngës së ekipit të Argjentinës.

Ndryshe, ndeshja Ekuador – Argentina ka përfunduar me rezultat 1:3./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU