CANA: ZOTI BEKOFTË ATDHEUN TONË TË DASHUR

454
0
SHPËRNDAJE

Cana me një mesazh emocionues

Kapiteni legjendar i kuqezinjve, Lorik Cana pas pensionimit nga futbolli aktiv me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij në karrierë.

“Të nderuar miq vëllezer e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjën time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekulluëshme , miqtë e mij, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoft Atdheun tonë te dashur”- ka shkruar Cana.

Ndryshe, me Kombëtaren kuqezi, Lorik Cana numëron 93 paraqitje, më shumë se çdo futbollist tjetër shqiptar./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU