Angellovska-Bezhoska: Kushtet më të relaksuara financiare të shfrytëzohen për financim të projekteve inovative

TË FUNDIT

Politika monetare në periudhën në vijim do të mbetet e relaksuar. Më pas, gjithsesi, do të mbahet llogari për ruajtjen e stabilitetit të kursit devizor, stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, thotë guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe porositë që kjo periudhë të shfrytëzohet për financim të projekteve produktive dhe inovative.

Angellovska-Bezhoska në paraqitjen e edicionit të sivjetmë në konferencën “Erste investors brekfast” vlerësoi se mu projektet e tilla do të kenë jo vetëm efekte afatshkurta ndaj rritjes ekonomike, por do të mundësojnë edhe përmirësime strukturore dhe ngritje të potencialit afatgjatë të ekonomisë.

“Kjo periudhë e kushteve më të relaksuara financiare në sistemin bankar, duhet të shfrytëzohet për kahëzim të financimit drejt projekteve produktive dhe inovative të cilat do të kenë jo vetëm efekte afatshkurta ndaj rritjes ekonomike, por do të mundësojnë edhe përmirësime strukturore dhe ngritje të potencialit afatgjatë të ekonomisë, që është kyçe për konvergjencë më të shpejtë reale pas përfundimit të pandemisë”, porositi Angellovska-Bezhoska në përfundimin e paraqitjes së saj.

Kjo është kriza e parë në të cilën, siç përmendi guvernatorja, përgjigja iniciale e Bankës popullore është relaksim i politikës monetare.

“Hapësira për udhëheqje të politikës së këtillë monetare është e mundësuar me nivelin konforn të rezervave devizore, mungesën e disbalanseve dhe efekteve të vogla dhe të kufizuara ndaj procesit të euroizimit, përkatësisht ndaj besimit të subjekteve. Së bashku me fleksibilitetin rregullator të Bankës popullore, politika e këtillë kontribuoi për uljen e mëtutjeshme të çmimit të kredive dhe për përshpejtim të aktivitetit kreditor, që siguron mbështetje të ekonomisë. Në të vërtetë, normat e interesit të kredive në ekonominë tonë janë ndër më të ulëtat në rajon, përderisa dinamika e rritjes kreditore është mbi mesataren në korniza rajonale”, theksoi Angellovska-Bezhoska.