RAMA TAKIM ME KRERËT E LARTË TË ITALISË

555
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Itali

Rama do të pritet në Romë nga kryeministri italian, Paolo Gentiloni ku pas takimit dy kryeministrat Gentiloni e Rama, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për gazetarët.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryeministri Rama do të pritet edhe nga Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso.

Italia mbetet një nga mbështetësit kryesor të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e ky takim zhvillohet në pritjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dy palëshe mes Gentilonit e Ramës.

Pasditen e së martës kryeministri Rama informoi mbi hapjen e Konsullatës Shqiptare në Milano, ndërsa premtoi çeljen e të tjera stacioneve dinjitoze për shërbimet konsullore në botë.

“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos. Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”, shkruajti Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”, ndërsa publikoi edhe një foto nga godina e re e Konsullatës Shqiptare në Milano.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU