Seancë e Këshillit të Buxhetit të Kuvendit

TË FUNDIT

Këshilli Buxhetor i Kuvendit sot do ta mbajë seancën e tij të parë. Kryetar i Këshillit të Buxhetit është zakonisht një nga nënkryetarët e Parlamentit. Javën e kaluar, Goran Misovski dhe Fadil Zendeli u zgjodhën nënkryetarë të legjislativit.

Në seancën e sotme në rendin e ditës janë Propozimi i planit strategjik i Kuvendit për periudhën 2021-2023, Projekt-kërkesa e buxhetit të Kuvendit për vitin 2021, Projekt-vendimi për dhënien e pëlqimit financiar të Planit vjetor për punësim në shërbimin e Kuvendit për vitin 2021 dhe
Propozim-përfundimi për përcaktimin e numrit të bashkëpunëtorëve të jashtëm nga grupet parlamentare, në përputhje me nenin 9 paragrafi (3) të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 104/2009”).

Anëtarët e Këshillit të Buxhetit duhet gjithashtu të përcaktojnë edhe mendimin për Propozimin për fillimin e një procedure për dhënien në përdorim të përhershëm të gjësendeve të luajtshme institucioneve të tjera pa kompensim, procedurë për zgjedhjen e një personi juridik që kryen veprimtari ose ka licencë për mbledhjen dhe/ose transportimin, përpunimin, riciklimin dhe shkatërrimin e mbeturinave ose procedurë për shitjen e sendeve që për shkak të vjetërsimit, mosfunksionimit dhe vjetërsimit të tyre teknologjik nuk përdoren nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.