5 PËRKUSHTIMET NDAJ TETOVARËVE, VETËM 3 KANDIDATË BETOHEN PËR TRANSPARENCË

476
0
SHPËRNDAJE

Eco Guerilla, ftoi  kandidatët për kryetar të Komunës së Tetovës , të nënshkruajnë dokumentin e ashtuquajtur 5 përkushtimet ndaj tetovarëve. Ky dokument ka të bëjë me betimin e kandidatëve të dhënë ndaj qytetarëve se do  të jenë më transparent në raport me punën e tyre. Dokumenti u nënshkrua vetëm nga kandidati i BDI-së , PDSH-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

“Dokumenti kërkon që përmes nënshkrimit tuaj, do tu garantoni tetovarëve se me udhëheqjen tuaj në mandatin e ardhshëm do të angazhoheni me më shumë transparencë fiskale, raport financiar, borxhe publike, dhe parat publike”, u shpreh Arianit Xhaferi, nga Eco Guerilla.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU