BE-ja I NDAU EDHE KATËR MILIONË EURO NDIHMË SERBISË PËR EMIGRANTËT

391
0
SHPËRNDAJE

Komisioni Evropian sot përcaktoi katër milionë euro shtesë ndihmë humanitare për Serbinë për të ndihmuar mijëra refugjatë dhe azilkërkues në vend, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas KE-së, rreth 80 milionë euro deri tani i janë ndarë Serbisë në financimin e aksioneve lidhur me çështjet e migracionit dhe me BE-në deri në vitin 2015.

Marrëveshja e re BE-Serbi vjen pasi eurokomisari i Çështjeve Humanitare dhe Menaxhim me Kriza BE, Hristos Stilianidis aktualisht gjendet në vizitën e katërt në vend ku e vlerëson situatën humanitare në terren dhe bisedon për ndihmën humanitare të BE-së për refugjatët me përfaqësuesit qeveritar në Serbi.

Komisari Stilianidis u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Ana Bërnabiq.

Projektet e reja e financojnë shpërndarjen e ushqimit në qendrat e pranimit, mbrojtjen e popullatave me të rrezikuara, veçanërisht gjatë kushteve të ardhshme të dimrit dhe aktiviteteve lidhur me arsimin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU