MUSTAFI DO TË MUNGOJË DISA JAVË

558
0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare është lënduar në ndeshjen e djeshme me kombëtaren e Gjermanisë

Shkodran Mustafi ka luajtur vetëm 37 minuta në sfidën me Azerbajxhanin të cilën Gjermania e fitoi 5:1. Mbrojtësi i Arsenalit ka pësuar një tërheqje muskulore dhe sipas trajnerit të Gjermanisë, Joachim Low ai do të qëndrojë për disa kohë jashtë fushave.

“Mustafi ka pësuar një lëndim serioz dhe mendohet se ka tërheqje muskulore”, ka treguar Low pas ndeshjes. “Mendoj se ky lëndim do ta detyrojë atë të qëndrojë për një periudhë më të gjatë jashtë fushave”, ka theksuar ai. Kësisoj, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk do të mund të llogarisë në njërin prej mbrojtësve të tij kryesorë për një kohë.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU