STOLTENBERG: NUK DËSHIROJMË LUFTË TË RE TË FTOHTË

507
0
SHPËRNDAJE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në mbylljen e sotme të sesionit katërditor vjetor të Asamblesë parlamentare të Aleancës në Bukuresht, deklaroi se Organizata e konsideron Rusinë për “fqinj” dhe se nuk dëshiron “Luftë të re të Ftohtë”.

NATO sot e fillon sistemimin e forcave të reja multinacionale në Rumani.

Për shkak të kontrollit të prezencës ruse gjithnjë e më të madhe në Detin e Zi, në fazën iniciale, një numër i vogël i trupave nga dhjetë vende-anëtare të NATO-s, duke përfshirë Italinë dhe Kanadanë dhe nikoqirin Rumaninë, di t’u bashkëngjiten forcat e SHBA-së të cilët kanë 900 pjesëtarë në Rumani, ndërsa pastaj duhet të pasojë sistemim i trupave tokësor, ajror dhe detar.

“Ne jemi të shqetësuar nga mungesa e transparencës (Rusia) kur bëhet fjalë për stërvitjet ushtarake. Rusia është fqinji ynë, nuk dëshirojmë ta izolojmë Rusinë, nuk duam Luftë të re të Ftohtë”, theksoi Stoltenberg.

Ai shtoi se Aleanca e ka rritur prezencën në Detin e Zi si “përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë”.

Paraprakisht, presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis në sesionin e 63-të vjetor deklaroi se NATO nuk dëshiron konfrontim dhe nuk është kanosje për Rusinë.

Ai shtoi se në marrëdhëniet me Rusinë është e domosdoshme një strategji afatgjatë, e cila përfshinë dialog.

“Qëllimi ynë është paqja, e jo lufta. NATO nuk kërkon konfrontim dhe nuk është kanosje për Rusinë”, theksoi Johanis.

Ai potencoi se duhet të përforcohet prezenca e NATO-s në krahun lindor, në masën më të madhe në jug – në Detin e Zi.

“NATO duhet të përforcohet më shumë se kurdo qoftë edhe Rumania do të bëjë gjithçka, që është në fuqinë e saj, për këtë qëllim. Rumania është aleat përgjegjës dhe partner shprese për dialog”, theksoi Johanis.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU