SOMALI, SHTATË TË VRARË GJATË NJË SULMI TË AL SHABAB

378
0
SHPËRNDAJE

Të paktën shtatë persona janë vrarë sot gjatë një sulmi të pjesëtarëve të grupit islamik somalez Al Shabab ndaj stacionit policor në zonën autonome Puntland, kumtoi policia lokale.

Sipas policisë, gjatë sulmit janë vrarë tre policë dhe katër civilë, ndërsa 13 persona janë plagosur.

Al Shabab kumtoi se gjatë sulmit luftëtarët e tyre kanë vrarë shtatë dhe kanë plagosur 11 ushtarë.

Lëvizja islamike është e lidhur me rrjetin terrorist Al Kaeda.

Në Puntland, përveç Al Shabab, vepron edhe fraksioni i cili është i lidhur me grupin xhihadist, Shteti Islamik (SHI).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU