USHTARËT TURQ HYNË NË TERRITORIN E SIRISË

587
0
SHPËRNDAJE

Armata turke konfirmoi se pjesëtarë të saj kanë hyrë në territorin e Sirisë dhe prej mbrëmë kryejnë “aktivitete zbuluese” si pjesë të operacionit që po zbatohet në provincën siriane Indlib.

Shtatmadhoria turke kumtoi se qëllimi i operacionit të ushtarëve turq në idlib është që të ndiqet armëpushimi mes trupave qeveritare siriane dhe grupeve kryengritëse, të arritur në suaza të marrëveshjes në Astana mes Ankarasë, Moskës dhe Teherenit.

Ushtarët turq do të sistemohen në perëndim të Idlibit, ndërsa forcat ruse në lindje të qytetit.

Pjesëtarët e Armatës turke do të stacionohen në 14 pika të ndryshme, ndërsa misioni i tyre do të zgjasë gjashtë muaj, lajmëroi televizioni  turk  NTV.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU