Spasovski për aksionin në Haraçinë: Hetimin nuk e zhvillojmë përmes mediave, mund të dëmtojë procesin

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski i pyetur për aksionin në Haraçinë nuk zbuloi detaje se si ka ndodhur që afër dy ton marihuanë sëpari të grabitën më 3 dhjetor nga një depo të kompanisë në Josifovo, ndërsa pastaj u gjetën në Haraçinë, Mojancë të Shkupit si dhe disa vende të tjera.

“Ka qenë një aksion i madh dhe i ndërlikuar që është zhvilluar në territorin e Haraçinës, mbrëmë kemi dhënë informata për publikun me informacione që janë të qasshme për publikun, duke marrë parasysh se hetimi ende vazhdon. Po ka zgjerim të hetimit. Megjithatë nuk mundet hetimin ta zhvillojmë përmes mediave, ju lutem për mirëkuptim, sepse çdo informatë e plasuar në media mund të dëmtoj procesin e hetimit”, deklaroi Spasovski.

Tani për tani kemi 8 persona të dyshuar, për të cilët kemi siguruar prova, por hetimi po zgjerohet.