IRAN: SHPRESOJMË SE SHBA-ja NUK DO TË BËJË GABIM STRATEGJIK

355
0
SHPËRNDAJE

Nëse SHBA-ja e shpall Gardën elite revolucionare, si organizatë terroriste, Irani do të përgjigjet ashpër, paralajmëroi sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahram Kasemi.

“Shpresojmë se SHBA-ja nuk do të bëjë gabim strategjik. Nëse e bëjnë këtë, reagimi i Iranit do të jetë i fuqishëm, vendimtar dhe shkatërrues”, theksoi Kasemi.

Shtëpia e Bardhë sot paralajmëroi se presidenti amerikan Donald Tramp do të ndërmerr masa të reja, si përgjigje e testeve raketore, në mbështetje të terrorizmit dhe në kiber-operacioneve të Iranit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU