PANUCCI ME MENDJE TE ITALIA, KTHEHET RRESHTIMI 4-5-1

PANUCCI ME MENDJE TE ITALIA, KTHEHET RRESHTIMI 4-5-1

651
0
SHPËRNDAJE

Eksperimenti me Spanjën nuk funksionoi dhe Panucci i është rikthyer modulit të vjetër në përballjen me Italinë

Nga minuta e parë kapiteni Agolli, ndërsa konfirmohen Kaçe e Grezda. Pak nga starti i ndeshjes së fundit të elimnatoreve, trajneri i kombëtares shqiptare, Panucci është i vendosur për të kërkuar më të mirën dhe këtë gjë do ta arrijë pa bërë eksperimente siç ndodhi në Spanjë, 3 ditë më parë.

Siç raportohet, Panucci do të rikthejë rreshtimin me 4 futbollistë në mbrojtje, me rikthimin e Mavrajt në krah të Ajetit. Në mesfushë pritet një rreshtim me 5, ku krahas Roshit të rikthyer nga pezullimi, konfirmohen Grzda dhe Kaçe. Një vend titullari e ka dhe Memushaj, ndërsa dilema mbetet te Kukeli, i cili ka patur disa shqetësime në stërvitjen e fundit dhe për momentin një vend titullari mendohet se mund ta marrë Basha.

Konfirmohen ndërkohë nga minuta e parë Sadiku, i cili për arsye sigurie është aktivizuar vetëm në pjesën e dytë në Spanjë.

Në konferencën për shtyp, Panucci zbuloi se mosaktivizimi i Sadikut dhe Agollit në ndeshjen në Spanjë ishin masa paraprake për të patur formcionin më të mirë në ndeshjen me Italinë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet sonte dhe fillon në orën 20:45.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU