Ronaldo: Asnjëherë nuk e kam konsideruar Mesin rival

TË FUNDIT

Ylli i parë i Juventusit, Kristiano Ronaldo foli për kapitenin e Barcelonës, Lionel Mesin pas fitores ndaj klubit katalonas me 3:0.

“Kemi qenë konkurrentë në ceremoni të ndryshme çmimesh për 12-13 vjet. Por unë kurrë nuk e konsideroja Mesin një rival, e gjitha ishte e inkurajuar nga media. Gjithmonë shkonim mirë. Dhe nëse e pyetni Leon, ai do të të tregojë të njëjtën gjë”, tha Ronaldo.

Duelet e Ronaldos dhe Mesit nga La Liga spanjolle kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut botëror për shumë vite. Të dy lojtarët janë ndër më të mirët në botë për pesëmbëdhjetë vitet e fundit