SHTIEN ME ARMË NË DASMË, SHOQËROHET NË POLICI

505
0
SHPËRNDAJE

Rasti ka ndodhur dje në Prizren

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Prizren pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dërvish Salihu”, në Prizren, dje rreth orës 16:15.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhjetë gëzhoja.

Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti, që nga Policia po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, është proceduar në procedurë të rregullt.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU