POLICI QË U KAP ME DROGË, PJESËTAR I NJËSIVE TË SPECIALIZUARA

467
0
SHPËRNDAJE

Policisë së Kosovës është gjetur drogë në sasi prej mbi 10 kilogramë

Inspektorati i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e një pjesëtari të Policisë nën dyshimin se po transportonte lëndë narkotike.

Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së, tha se polici i arrestuar është pjesëtar i Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës.

“Që nga mbërëmë, Inspektorati i Policisë së Kosovës është njoftuar nga Policia për arrestimin e një pjesëtari të Policisë së Kosovës. Ne kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe kemi rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor A. B. Ndaj të njëjt, me urdhër të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe priten masat e tjera procedurale”, tha Beka.

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Anti-Drogës e Mitrovicës Veriore ka arrestuar mbrëmë tre persona për posedim të lëndëve narkotike. Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU