KOCIJANÇIÇ: BASHKËPUNIMI MIDIS BE DHE SHBA VAZHDON NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI

63
0
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja Maja Kocijançiç tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë

Zëdhënësja e Shërbimit Evropian për Punë të jashtme(EEAS), Maja Kocijançiç, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së ka pasur gjithmonë mbështetjen e SHBA-ve dhe se ky bashkëpunim i ngushtë do të vazhdojë edhe më tej.

“SHBA-ja gjithmonë e ka mbështetur dialogun të cilin e ndërmjetëson BE-ja dhe së bashku do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për së afërmi me për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kocijançiç për agjencinë e lajmeve “Beta”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me zëvendëspresidentin Mike Pence kishte thënë se mori një premtim se Shtetet e Bashkuara do të jenë të përfshirë drejtpërdrejt në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU