INSIGNE: ISHA AFËR TËRHEQJES NGA FUTBOLLI

581
0
SHPËRNDAJE

Napoli i riktheu vetëbesimin Insigne

Sulmuesi i Napoli-t, Lorenzo Insigne ka treguar se ishte shumë afër të tërhiqet nga futbolli për shkak të kritikave për gjatësinë e tij.

Kjo pasi, sipas tij, agjentë të shumtë i kishin sugjeruar që të heqte dorë nga futbolli dhe ai pothuajse ishte bindur për këtë gjë, por ekipi i Napoli-t i riktheu vetëbesimin atij.

“Të gjithë më flisnin se kisha pak talent, por isha shumë i shkurtë, dhe në një moment mendova se ishte e kotë që të vazhdoja. Pastaj Napoli më ftoi në prova dhe gjithçka shkoi shumë mirë”, ka thënë Insigne.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU