WENGER NUK E DËSHIRON BARCELONËN NË PREMIER LIGË

454
0
SHPËRNDAJE

Wenger nuk e sheh si logjike një gjë të tillë

Menaxheri i Arsenal-it, Arsene Wenger, nuk dëshiron që Barcelona të luajë në Premier Ligën angleze edhe nëse Katalunia e fiton pavarësinë nga Spanja.

Tensionet e shkaktuara në Spanjë pas kërkesës për referendum nga Katalunia, kanë bërë që ministri i sportit në Kataluni, Gerard Figueras të sugjerojë se Barça mund të kërkojë të luajë në Premier Ligë nëse ky regjion e fiton pavarësinë.

Por me një gjë të tillë nuk pajtohet francezi Wenger, i cili nuk e sheh si logjike një gjë të tillë, duke e kundërshtuar atë, shkruan KP.

“Jo, sepse nuk do të ishte normale që të shkaktonim trazira sa i përket miqësisë me shtetet e tjera, në këtë rast të Spanjës. Pse nuk e ftoni Celtic-un ose Rangers-in në Premier Ligë që janë pjesë e Britanisë së Madhe? Do të kishte më shumë kuptim se ftesa për Barcelonën”, ka theksuar Wenger.

Ai ka thënë se shpreson që kjo ide të mos përparojë, dhe se Barcelona do të qëndrojë në La Liga.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU