Seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës më 25 janar!

TË FUNDIT

Qeveria e vendit në senacën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për mbajtjen e një seance të përbashkët qeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës të planifikuar për më 25 janar 2021 në Shkup.

“Qeveria udhëzoi të gjitha ministritë brenda pesë ditëve të paraqesin propozime në Ministrinë e Sistemit Politik për çështje të mundshme, tema diskutimi, marrëveshje dhe memorandume që do të jenë në axhendën e nënshkrimit të kësaj seance të përbashkët qeveritare”, theksojnë nga pres-shërbimi qeveritar.