ZBULOHET E VËRTETA RRETH “MEGASTRUKTURËS ALIENE” NË HAPËSIRË

572
0
SHPËRNDAJE

Misteri i yllit Tabby kishte bërë kureshtarë shkencëtarët me vite të tëra

Shkencëtarët tash besojnë se kanë zgjidhur misterin e “megastrukturës aliene”, që lëshonte sinjale të çuditshme nga ylli Tabby.

Observimet e yllit zbuluan se ai po shndriste në mënyrë alternative, duke i hapur rrugë teorive konspirative se një lloj i panjohur civilizimi ishte duke menaxhuar me energjinë e yllit.

Sipas studimit të ri të publikuar në revistën Astrophysical, reja e pluhurit kozmik mund të ketë orbituar yllin çdo 700 ditë, duke shkaktuar në këtë mënyrë që drita nga ylli në mënyrë periodike të zbehej.

Observimet tash tregojnë se drita ultraviolet e yllit ishte më e zbehtë se sa rrezet e tija infra të kuqe.

Huan Meng, drejtuesi i studimit pranë Universitetit Arizona, tha se kjo hedh poshtë teoritë mbi megastrukturën aliene.

Ekipi ka përdorur dy teleskop të NASA për të vëzhguar yllin Tabby, i njohur zyrtarisht si KIC 8462852 që nga tetori 2015 deri në mars 2017, me qëllim të matjes së rrezeve ultraviolet dhe atyre infra të kuqe.

“Ne kemi gjetur nga rrezet ultraviolet, përmes spektrit të dukshëm, deri te rrezet infra të kuqe, se ylli zbehet në çdo gjatësi të valëve që ne kemi monitoruar. Nuk mund të jetë asgjë nga mediumi ndëryjor”, ka thënë ai.

Ylli ndodhet 1,400 vit drite larg Tokës dhe ka vënë në dilemë astronomët që nga zbulimi i tij në vitin 2015.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU