BARCELONA ARRITI TË TRIUMFOJË NDAJ NANTES

429
0
SHPËRNDAJE

Barcelona u tregua e fortë përballë Nantes

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Barcelona Lassaas dhe HBC Nantes, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Hendboll.

Gjatë pjesës së parë dy ekipet luajtën lojë të mirë, duke barazuar dhe kaluar në epërsi ndaj njëri-tjetrit, por në fund të 30-të minutshit të parë fitimtar doli ekipi i HBC Nantes, i cili fitoi përballë Barcelona Lassaas me rezultat 16-13.

Edhe gjatë pjesës së dytë të ndeshjes u zhvillua lojë interesante, në të cilën ekipet herë barazonin e herë kalonin në epërsi ndaj njëra-tjetrës, por ai që doli të jetë fitimtar në fund ishte ekipi i Barcelona Lassaas, i cili e mundi ekipin e HBC Nantes me rezultat 31-25, shkruan rtv21.tv

Ndeshja u transmetua live në RTV 21Plus.

Ndryshe, edhe nesër do të ketë përballje në Ligën e Kampionëve në Hendboll ku do të takohen:

Ora 13.00: Besiktas vs Montpellier

Ora 15.00: PGE Kielce vs SG Flensburg

Ora 17.00: PSG vs RK Celje/21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU