ARRESTOHET REPERI I NJOHUR

469
0
SHPËRNDAJE

Një grua e ka akuzuar 42-vjeçarin për dhunim

Reperi i njohur, Nelly është arrestuar pasi që një grua e akuzoi për dhunim gjatë turneut të tij muzikor në Uashington.

Burimet e TMZ-së thonë se rasti kishte ndodhur në ora 3.45 sipas kohës lokale dhe Nelly, emri real i të cilit është Cornell Iral Haynes Jr, është identifikuar nga viktima.

Ai akuzohet për dhunim të shkallës së dytë dhe është dërguar në mbajtje.

Në prill 2015, Nelly po ashtu ishte arrestuar pasi policia gjeti drogë dhe armë gjatë një turneu të tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU