VOKRRI RRËFEN PLANET PËR SELEKTORIN E RI TË KOSOVËS

361
0
SHPËRNDAJE

Vokrri: Nuk e kemi në plan të ngutemi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka folur për më të rejat e Përfaqësueses së Kosovës.

Ai ka thënë se me 13 nëntor sipas të gjitha gjasave Kosova do të luaj miqësore me Letoninë.

“Nuk është krejt zyrtare por me shumë gjasa do të luajmë me Letoninë me 13 nëntor. Bisedimet po ecin mirë dhe besojmë se do jetë kështu” ka thënë Vokrri për Indeksonline.

Në komentin e tij për humbjen e radhës ndaj Ukrainës, legjenda e futbollit të Kosovës ka deklaruar se është normale pasi që Ukraina është përfaqësuese shumë e fortë.

“Humbje normale pasi që Ukraina është kombëtare e fortë. Ata e kanë Yarmolenkon dhe Konoplyankan të cilët sigurisht se e bëjnë diferencën” ka deklaruar ai.

Sa i përket çështjes së trajnerit të ri të përfaqësueses, Vokrri ka thënë se nuk e kanë në plan të ngutet.

“Do të presim të kryejmë kampanjën e kualifikimeve, më pas të shohim. Nuk e kemi në ngutemi. Nuk kemi asnjë emër deri më tani, mund të jetë i huaj, por pse mos të jetë edhe vendor” ka thënë Vokrri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU