Në protestat e djeshme në Minsk janë arrestuar mbi 300 persona

TË FUNDIT

Policia bjelloruse kumtoi mbrëmë se në protestat e djeshme kundër presidentit Aleksandar Lukashenko nëpër rrugët e Minskut janë drejtuar qindra protestues.

“Më shumë se 300 persona ishin arrestuar në Minsk nën akuzën për shkeljen e ligjit për tubime masive”, kumtoi policia, transmeton Tass.

Sipas policisë në Minsk, grupe të vogla protestuesish u mblodhën në mesditës deri ora 15 pasdite sipas kohës lokale.

“Në disa zona të qytetit, pjesëmarrësit në tubime të palejuara u përpoqën të bllokonin trafikun, por policia ndërmori hapa për të parandaluar aktivitete të tilla,” tha një zëdhënës i policisë.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, ka pasur arrestime të protestuesve në qytete të tjera Bjelloruse.

Sipas Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve, disa gazetarë u arrestuan gjatë protestave të djeshme. Disa u lanë të lirë menjëherë pasi kontrolluan identitetin e tyre.