HULUMTIM I ODAVE EKONOMIKE, CILAT JANË PROBLEMET MË TË MËDHA TË NDËRMARRJEVE

216
0
SHPËRNDAJE

Odat ekonomike kanë bërë hulumtim tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në lidhje me problemet me të cilat ato përballen gjatë punës. Kthim të plotë dhe të pakushtëzuar të TVSH-së, ulje të gjobave dhe largim të dënimeve të dyfishta, edhe për personat juridik dhe ata përgjegjës, si dhe rregullim ligjor të punës praktike, janë vetëm një pjesë e  problemeve të cilat i kanë biznesmenët në funksionimin e tyre të përditshëm. Projekti mbështet edhe nga USAID, ndërsa anketa është bërë nga dhjetori i vitit 2016 deri në janar të vitit 2017 tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga industria e tekstilit, ndërtimtarisë, bujqësisë dhe sektorit të informatikës. Gjatë këtij hulumtimi janë gjetur gjithsej 60 probleme

“Janë identifikuar disa sfera për të cilat kompanitë dëshironin të diskutohet. Ato ishin tatimet dhe dogana, marrëdhëniet e punës dhe sfera e mjedisit jetësor”, u shpreh Pavlina Dimovska, nga USAID.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU