Sërish takim i ambasadorëve të BE-së për zgjerim, shanset janë të vogla për negociata

TË FUNDIT

Ambasadorët e vendeve anëtare sot edhe njëherë do të mblidhen në prag të këshillit ministror të BE-së më 8 dhjetor që t’i harmonizojnë konkludimet e tekstit, shanset që Bullgaria ta lëshojë pe deri më datën tetë janë pothuajse joekzistues, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Situata mbetet e pandryshuar në Bruksel tani për tani lidhur me veton e Bullgarisë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, edhe krahas përpjekjeve të fuqishme nga të gjitha vendet tjera anëtare të BE-së.

Diplomatët në Këshillin e BE-së, si dhe ministri gjerman për Evropën kohën e fundit tregojnë qartë me gisht nga Sofja për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Për dallim nga bllokadat paraprake kur anëtarët e BE-së “e mbronin” vendin që bllokon, duke thënë se “nuk është arritur konsensusi në BE” për të filluar negociatat, këtë herë “fajtori” për bllokadën tregohet hapur në Sofje.

Për shkak të këtij qëndrimi të fuqishëm, është pritur që konkludimet nuk përmbajnë datë për mbajtjen e  konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, por përshëndetet “vendosmëria” e Maqedonisë së Veriut për të përparuar në reformat e BE.

“Këshilli e shqyrton kornizën negociuese në këtë moment me Maqedoninë e Veriut dhe pret që ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur, në pajtim me konkluzionet e Këshillit të 25 marsit të vitit 2020, kështu thuhet në tekstin lidhur me negociatat me vendin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu edhe njëherë shfaqi shpresën se deri në fund të vitit do të ketë lëvizje për Maqedoninë e Veriut.

Diplomatët mendojnë se ndoshta gjatë Samitit të BE-së në mes të dhjetorit, kontaktet e drejtpërdrejta bilaterale midis Borisovit dhe shefave të tjerë të shteteve dhe qeverive të BE-së do të jenë një mundësi për përpjekje të re për presion.

Nëse Bullgaria nuk dorëzohet tani, gjysma e parë e vitit 2021 është nën shenjën e presidencës portugeze, e cila ka më pak interes për zgjerimin, ndërsa Bullgaria ka zgjedhje në mars, kështu që vendimi ndoshta do të shtyhet deri në gjysmën e dytë të vitit 2021, gjë që shkakton shqetësim tek shumica. shtetet anëtare në lidhje me mirëmbajtjen e kursit të reformës në Maqedoninë e Veriut.

Në projekt konkluzionet e Këshillit përshëndetet avancimi reformues i Shkupit, veçanërisht në pjesën e qeverisjes së të drejtës dhe kërkohet angazhim i vazhdueshëm nga pushteti dhe nga opozita në luftën kundër korrupsionit dhe thellimin e dialogut midis tyre.

Konkluzionet e lavdërojnë përparimin në gjyqësi dhe hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Këshillin e prokurorëve publikë dhe ligjin për prokurorinë publike, të cilët duhet të mundësojë zgjidhje të lëndëve të cilat rrjedhin nga PSP-ja.

Vërejtja e madhe nga ministrat e BE-së ka të bëjë me aftësinë e mbikëqyrjes parlamentare ndaj shërbimeve të zbulimit i cili duhet të forcohet.