DËMTOHET MORATA, NË DYSHIM PËR NDESHJEN KUNDËR SHQIPËRISË

543
0
SHPËRNDAJE

Alvaro Morata u dëmtua në ndeshjen Chelsea-Manchester City dhe tashmë është në dyshim për përballjen e Spanjës ndaj kombëtares sonë.

Në minutën e 34 të ndeshjes, sulmuesi spanjoll i “Bluve” kërkoi zëvendësim pasi ndjeu shqetësim në pjesën e pasme të muskulit të kofshës së majtë.

Morata ishte grumbulluar nga trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, për ndeshjet ndaj Shqipërisë (6 tetor) dhe Izraelit (9 tetor). Tashmë, priten rezultatet e vizitave mjekësore për të kuptuar nëse Morata do të jetë apo jo pjesë e përfaqësueses spanjolle për këto dy ndeshje.

Nëse nuk do të jetë, Lopetegui ka 4 lojtarë gati për zëvendësimin e tij: Sergio Leon, Gerard Moreno, Mariano dhe Suso.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU