VERSTAPPEN E FITON GARËN E MALAJZIA GP

647
0
SHPËRNDAJE

Ngasësi i Red Bull-it, Max Verstappen e ka fituar garën çmimin e madh të Malajzisë në Formula 1

Britanezi Lewis Hamilton, i cili e kryeson renditjen e ngasësve të Formula 1, e përfundoi garën në pozitën e dytë me Mercedesin e tij, ndërsa podiumin e kompletoi ngasësi tjetër i Red Bull-it, Daniel Ricciardo.

Rivali kryesor i Hamilton-it për titull, Sebastian Vettel, u nis nga pozita e fundit me Ferrari, por arriti që garën e Malajzisë ta përfundoi në pozitën e katërt. Hamilton vazhdon të kryesojë renditjen e ngasësve të Formula 1, me 281 pikë, ndjekur nga Vettel me 247, dhe Valtteri Bottas me 222, ndërsa Verstappen arrin në kuotën e 93 pikëve, por mbetet në pozitën e gjashtë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU