‘’KASTRIOTËT’’ SHËNOI 50 VJETORIN E THEMELIMIT

531
0
SHPËRNDAJE

“Kastriotët” nga Ferizaj, me dy aktivitete masive shënoi 50 vjetorin e themelimit.

Ansambli i këngëve dhe i valleve “Kastriotët” nga Ferizaj, me dy aktivitete masive shënoi mbrëmë 50 vjetorin e themelimit. Për të shënuar gjysmë shekulli veprimtarie u desh një punë e gjatë dhe mundimshme, por artdashësit ferizajas kaluan të gjitha pengesat dhe shënuan këtë jubile në mënyrë madhështore.

I pari i Ferizajt Muharrem Svarqa e shpalli të hapur këtë solemnitet dhe iu drejtua publikut me fjalet më të mira për rrugëtimin 50 vjeçar të këtij Ansambli.

“ Pesëdhjetë vjet më parë, unë dhe moshatarët e mi kemi qenë fëmijë që rriteshim vetëm me ato pak libra të shkollës, me ndonjë transistor të rrallë në lagje dhe me shumë thashetheme për rrjedhat shoqërore në komunën dhe në vendin tonë. Vetëm pak vite më vonë, emri i shoqërisë kulturore artistike “Kastriotët”, u bë jo vetëm emblemë e cilësisë së muzikës popullore në Ferizaj, por edhe një nga shtyllat e jetës kulturore në këtë komunë dhe përtej saj.Sot, pesëdhjetë vite më vonë, jemi në një gjendje krejtësisht tjetër të zhvillimeve shoqërore e kulturore. Por, ashtu si atëherë, edhe sot ansambli i këngëve dhe valleve “Kastriotët”, vazhdon të jetë pjesë shumë e rëndësishme e identitetit kulturor e shoqëror të Ferizajt” tha Svarqa.

Gjatë spektaklit të sontëm veq solistëve e vallatarëve nga AKV “Kastriotët” me disa pika artistike u paraqitën Ansambli i këngëve e i valleve nga Shqipëria, Ansambli kombëtar ‘’Shota’’ nga Prishtina, dhe Ansambli “Ibe Palikuqi” nga Shkupit. Pjesëmarrjen në këtë evenimet e kishte konfirmuar edhe Ansambli i Bursës nga Turqia, por për shkak të një aksidenti trafiku, ku ka humbur jetën një pjesëtar i këtij ansambIi, pjesëmarrja është anuluar.

Ndërkaq në orët e pasditës këta pjesëmarrës kanë defiluar nëpër qendër të Ferizajt për t’u njohur me vlerat kulturore të qytetit, por edhe për të shpalosur identitetin e tyre kulturor./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU