KUR DUHET TË PIHET KAFJA E MËNGJESIT

505
0
SHPËRNDAJE

Efekti i kafes është më i dukshëm nëse atë ne do e pimë nga ora 10 e mëngjesit

Nëse mendoni se dita nuk nis pa kafe e keni gabim, pasi efekti i saj në mëngjes veçanërisht midis orës 08:00 dhe 9:00 nuk është shumë i dukshëm. Gjatë kësaj kohë ajo nuk funksionon, të paktën jo ashtu dhe aq shumë sa keni menduar.

Gjatë kësaj kohe kafeja është e panevojshme për shkak të kortizonit, një hormon steroid, i cili lirohet në trupin tonë në mëngjes, i cili vepron si një kafeinë natyrale. Nivelet më të larta të kortizolit sekretohen pikërisht në mes orës 8:00-9:00, dhe ai ndikon në ne duke na dhënë energji dhe duke na zgjuar.

Efekti i kafes është më i dukshëm nëse atë ne do e pimë nga ora 10 e mëngjesit, pasi gjatë kësaj kohe do të vëmë re se kafeina do të veprojë në mënyrë më efikase, dhe do t’ju zgjojë më shumë dhe ju do të jeni në elanin tuaj maksimal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU