YLLIT TË ROKUT I BIE SIPËR SKELA METALIKE GJATË PERFORMIMIT NË NEW YORK

465
0
SHPËRNDAJE

Marilyn Manson ishte në skenë kur dy armë të mëdha të improvizura që mbaheshin me skela metali i ranë sipër.

Ylli i rrokut Marilyn Manson është lënduar shumë gjatë një koncerti në New York pasi një skenë e madhe ra mbi të.

Ai po këndonte këngën Sweet Dreams mbrëmjen e së shtunës (30 shtator) kur dy armë të mëdha të improvizura që mbaheshin me skela metali i ranë sipër.

Disa njerëz nxituan në skenë për ta ndihmuar dhe e dërguan në spital për të marrë ndihmën mjeksore por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetsore.

Bëhet e ditur nga disa  dëshmitarë se  këngëtari qëndroi në skenë për 15 minuta deri sa u lirua nga skela dhe u largua me barelë./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU